Monolog nga Arilena Ara: Çfarë na mësoi videoja e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë?

Monolog nga Arilena Ara:

Ja ku i dëgjuam dëshmitë e familjarëve, i pamë qëndrimet e pronarëve, banorëve dhe punonjësve. Mësuam reagimin e shtetit, përjetuam edhe shpërthimin në rrjetet sociale, por asgjë nga sa po thuhet nuk i zhbën, zbut, apo zvogëlon ato pak sekonda në atë video. Ajo video tregoi se ky është humaniteti ynë, në nivelin zero.

Të lidhura

None found

Tregoi që kjo e jona është një shoqëri që nëse të sheh vurnerabël të keqtrajton, madje dhe qesh, tallet me dhunën. Ajo video tregoi se infermieret e dala në shkollat tona sillen si hiena. Ajo video tregoi që në institucionet e kujdesit nuk ka asnjë kriter që të vlerësojë sjelljen e punonjësve të shërbimit. Ajo video tregoi se licencë mund të marrë kushdo. Ajo videoi tregoi që dhuna nuk është thjeshtë çmenduri e një individi, ëhstë element i sistemit. Ndërkohë që reagimi video tregoi edhe më shumë njerëz që bërtasin, që nuk duhet të çojmë prindërit në shtëpi kujdesi, njerëzit që e përkthyen si problem gjinor. Njerëzit që dhunën e videos e përcollën me britma në dhunë ekstreme ndaj protagonistëve. Edhe këtë radhë na largoi nga e vërteta. E vërteta është që zgjidhja nuk mund të jetë mos dërgimi i të moshuarve në shtëpi kujdesi, por transformimi i këtyre në vende mirëqenieje. Zgjidhja nuk është dhuna ndaj infermierëve, por niveli i shkollimit dhe kriteret e punësimit. Zgjidhje nuk janë kamerat por mënyra se si jepen dhe kontrollohen këto licenca. Të moshuarit janë ata që e kanë ndërtuar këtë vend dikur me punën e tyre, janë njerëz që kanë dashuri për të dhënë, janë pasqyra e të nesërmes tonë. Ne shpesh e harrojmë që të moshuarit nuk rrihen vetëm në azil, por rrihen edhe me pensionet e pakta dhe me shurdhëri në derën e çdo institucioni të shteti. /Abcnews.al/


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişdirectorsprofilekahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş