Humb fëmijën gjatë shtatzënisë, këngëtarja turke: Lumturia ime u ndërpre në mes (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur turke Petek Dinçoz ka dhënë një lajm të hidhur përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se ka humbur fëmijën e saj.

Këngëtarja 40-vjeçare ishte shtatzënë dhe po priste të bëhej nënë për herë të dytë nga martesa me biznesmenin Serkan Kodaloglu. Mirëpo për shkak të një problemi, Dinçoz e ka humbur fëmijën.

Së fundmi këngëtarja kishte zbuluar se do të bëhej me vajzë dhe e lumtur e ndau lajmin në rrjete sociale.

“Fatkeqësisht lumturia ime për tu bërë nënë për herë të dytë u ndërpre në mes. Dëshira jonë e vetme ishte të rrisnim familjen tonë dhe ta bënim djalin tonë me motër. Shpresoj që Zoti të na i bëjë më të lehtë dhimbjen mua dhe nënave që kalojnë një eksperiencë të tillë”-shkroi aktorja./ëho/


Shtuar 29.09.2020 11:52