EMRI/ Plagosi në 2017 prindërit e ish-gruas, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar

Lulëzim Sinaj është arrestuar nga policia. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017 në Ballsh.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i Sinajt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Plagosja ndodhi më datë 12.03.2017, në Ballsh. Lulëzim Sinaj plagosi rëndë, me armë zjarri, personat me inicialet E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Policia e Shtetit

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Washington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga New York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drej vendit tonë.

Falënderojmë ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për koordinimin dhe ndërlidhjen mes Interpol Tirana dhe agjencive ligjzbatuese përgjegjëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 6.11.2022 09:32