Deklarata e fortë e Berishës: Vrasësit e Azemit atë ditë pritën në aeroport Fatos Nanon

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai ka deklaruar se nuk është thirrur kurrë nga asnjë gjykatë apo prokurori në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë dëshmitar okular në ngjarje.

Fevziu: Që prej 22 vitesh emri juaj është përmendur vazhdimisht se do Berisha: Së pari e vlerësoj faktin që i rikthehehni vrasjes së shekullit siç e quajtët ju, do ta quaj aktin politik kriminal më të rëndë në historinë kombëtare, duke patur parasysh faktin se Azem Hajdari është pjesë e atij revolucioni që solli pluralizmin në Shqipëri.

Në këtë kontekst, nga momenti i aktit të tij deri në ditët e sotme, ata që humbëm pushtetin e tyre terrorist qëndrojnë me gjithë fuqitë e tyre siç qëndruan pas atentatit.

Fevziu: A jeni thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar?

Berisha: Nuk jam thirrur në mënyrë absolute kurrë në jetën time, as në gjykatë dhe as në prokurori.

Fevsiu: Përse është thënë që jeni thirrur mbi 50 herë.

Berisha: Unë në mënyrë kategorike nuk kam marr në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një media, një organ që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe ish -bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit Arben Rakipi bënin lojë dhe bënin skupe sepse s’më thërrisnin dot, për 2 fakte: e para që unë do t’u bëja pretencë politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular zotëri.

Unë kisha qenë në zyrë dhe çfarëdo që të dëshmoja unë nuk sillte dot fuqinë e një prove pa u verfikuar. Së treti vetëm në harkun kohor 12 orë, atë ditë unë kam bërë 3 konferenca shtypi pa llogaritur prononcimet e përditshme. Çdo informacion që unë disponoja, unë e bëja publik. Unë kam publikuar çdo të dhënë që ka ardh.

Fevziu: Ju keni dhënë një herë e vrau Nano, një herë Klosi, një herë Gjinushi?

Berisha: Çfarë ishin banda terroriste e Haklajve? Ishte ajo një bandë e zakonshme? Jo zotëri, ishte një bandë shtetërore me spaleta, kapiten, major, nënkolonel e të tjerë. Bandë ishte dhe Zani Çaushi, edhe Gjolek Malaj, por nuk u bënë shefa komisariati.

Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarrë në emër të regjimit që u përmbus në Tropjë nga Azem Hajdari e të tjerë. E vrau shteti Azem Hajdarin. Tani vijmë, pse unë jam akuzuar: Së pari ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon.

Fevziu: Kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Berisha: Kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë. Por pse unë e akuzova Fatos Nanon? Sepse pas vrasjes ne i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandat terroriste. Nga Lapraka gjer në Bajram Curr asnjë postbllok policie. Ne na u tha se kemi njoftuar të gjithë postblloqet t’i ndalojnë. Ne na thanë se shefi i komisariatit të policisë dhe shefi krimeve kanë ekzekutuar Azem Hajdarin. A kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen?

Fevziu: A ju kishte vënë në dijeni Azem Hajdari që kërkohej të vritej nga Haklajt?

Fevziu: Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Vetëm një gjë do t’ju them shqiptarëve. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnajë, por Azem Hajdari, familja dhe rrethi i tij nuk kanë patur kurrë, gjer ditën që është vrarë, as edhe nji sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajve./Opinion.al


Shtuar 28.09.2020 21:16