Mos ia bëni asnjëherë një personi tjetër këto pyetje

Janë disa çështje që duhet të shmangni kur flisni me të tjerët. Ekspertët e rregullave të mirësjelljes tregojnë që duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm në çështjet që pyesni të tjerët pasi ndodh që këta të fundit mund të fyhen nga pyetjet tuaja. Ja disa nga ata.

“Dukesh i lodhur, a je mirë?”

Nëse ju do të pyesni dikë se pse duken të lodhur, kjo mund t’i bëjë ata që të ndihen keq. Dikush mund të ketë probleme shëndetësore dhe nuk dëshiron që të ndajë historinë e tij me ju. Kjo pyetje gjithashtu mund të krijojë përshtypjen se ju po e analizoni pamjen e dikujt që mendoni se nuk është në standartet e përgjithshme shoqërore.

“Kur do martoheni?”

Duhet të keni parasysh se jo të gjithë planfikojnë që të martohen, qofshin në një lidhje apo beqar. Çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e tij ashtu siç dëshiron dhe ju mund t’i vendosni në një pozitë të vështirë me këtë pyetje.

“Cili është pozicioni juaj politik?”

Politika është një temë e nxehtë për momentin, kështu që nëse nuk jeni mjaft të afërt me dikë për të njohur përkatësinë e tij politike, është më mirë ta lini këtë çështje mënjanë.

“Kur do të keni fëmijë?”

Të bësh pyetje në lidhje me planin e dikujt për të pasur fëmijë nuk është aspak e përshtatshme.Madje në disa raste mund të shkaktojë ndjenja të dhimbshme tek personi tjetër.

Ndoshta çifti kohët e fundit kanë pasur një abort spontan, ndoshta po përpiqen pa sukses, nuk mund të kenë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore, ose ata thjesht kanë vendosur të mos kenë fëmijë.”

“A keni shtuar peshë?”

Edhe pse miqtë apo familjarët tuaj mund të duken shumë mirë me disa kilogramë më tepër, kjo nuk do të thotë se ata mund të ndihen mirë kur ju bëni këtë pyetje.

Ato mund të jenë duke përjetuar një gjendje fizike ose mendore që ndikon në peshën e saj dhe nuk dëshiron të flasë për të.

Ju këshillojmë që të shmangni këto pyetje drejtuar të tjerëve në jetën e përditshme.


Shtuar 28.09.2020 21:02