Gjendet i vrarë 17-vjeçari në Greqi, familjarët e gjejnë me plumb në kokë dhe gjysmë të zhveshur

Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në rrugën “Loutsas” në Mandra të Atikës.

I mituri është gjetur në një zonë të braktisur pranë disa fabrikave.

17-vjeçari kishte shkuar me vëllain e tij të vogël për të kullotur delet dhe ata nuk i përgjigjeshin celularëve kur i kërkonin familjarët, duke i shkaktuar shqetësim.

Më pas kanë nisur t’i kërkojnë dhe kanë gjetur të ndjerin 17-vjeçarin, i cili dyshohet se kishte ulur pantallonat. I mituri ka një plagë në kokë, në shpinë, nga një karabinë, ndërsa pranë tij është gjetur një gëzhojë. Vëllai i tij i zhdukur fillimisht është gjetur dhe po jep deklaratë.

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes se këtij adoleshenti, ku burime bëjnë me dije se 17-vjeçari njihet si i qete dhe i shoqërueshëm dhe se nuk ka pasur probleme me askënd.

Policia po heton rrethanat e mëtejshme të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.11.2022 19:16