Sinan Hoxha dhe Andrra prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebushit (FOTO LAJM)

Familja e bukur e këngëtarit Sinan Hoxha dhe partneres së tij, Andrra Destanit, do të shtohet shumë shpejt me një pjesëtar të ri.

Megjithëse çifti s’ka bërë ende të ditur asgjë, burime për “Abc Neës” kanë bërë të ditur se Andrra është në pritje të ëmbël.

Së shpejti, ajo do të sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa është zbuluar edhe gjinia e tij.

Sinani dhe partnerja do të bëhen me djalë, mirëpo ende nuk dihet saktësisht në cilin muaj të shtatzënisë është Andrra.

Presim që këto lajme të konfirmohen sa më parë nga çifti!

Këngëtari dhe partnerja janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Ansi.


Shtuar 28.09.2020 13:32