Einxhel u shpreh e lënduar nga ofendimet e mamasë së saj, Beniada i përgjigjet për herë të parë (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku gjatë intervistës foli edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën.

Dy vajzat e ekranit kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku u duk se krijuan një miqësi shumë të bukur. Por me të mbaruar reality show, ato nuk u panë më bashkë.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë, Beniada rrëfeu se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje.

Më tej, ish-banorja e BB VIP tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, u shpreh Beniada.

Ndërkohë kujtojmë që gjatë një ‘live’, Einxhel tha më herët se ishte lënduar shumë nga ofendimet e mamasë së Beniadës nëpër komente në rrjete sociale.