Kryeministri Edi Rama pas intervistës në BBC dhe përgjigjes për britanikët që sulmojnë emigrantët shqiptarë, ka shpërndarë edhe një deklaratë të sulmuesit shqiptar që po shkëlqen në Britaninë e Madhe, Armnd Broja.
Rama shkruan se është krenar për Brojan dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar. I pari i qeverisë shprehet se është turp për këdo që shënjestron shqiptarët.
“Krenar për ty Armand Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.”tha Rama.
Proud of you @armandobroja9 and proud of every Albanian working hard and contributing to the UK! Shame on whoever singles out our great community there, turning all of you into a target for something Albanians have neither created nor are responsible for how bad is being handled. pic.twitter.com/C9p0zMLvY2
— Edi Rama (@ediramaal) November 3, 2022
Sulmuesi kuqezi foli për një diskutimet në Britani për emigrantët shqiptarë: “Gjithnjë më ka pëlqyer të them që jam krenar që jam nga Shqipëria. Nuk kam shumë informacion për këtë, por mund të flas vetëm për veten time dhe jam krenar që jam nga aty dhe është një vend fantastik”.