Del raporti mjekësor për Kroos, shtohen telashet për Zidane

Toni Kroos shtohet në listën e telasheve për Zinedine Zidane.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duhet të kalkulojë disa ndeshje pa shërbimet e Toni Kroos.

Ylli gjerman ka pësuar një lëndim së fundmi, dhe raporti mjekësor nga Real Madrid nuk jep lajme aq të mira.

“Parë testet e bëra sot në lojtarin tonë Toni Kroos, ai është diagnostikuar me problem muskulor në këmbën e majtë”, thuhet në raportin mjekësor.

Gjermani është padyshim një nga pikat kyçe të formacionit të Real Madrid dhe mungesa e tij do të jetë humbje e madhe.


Shtuar 28.09.2020 11:21