Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar e prekur për rastin e dhunës së të moshuarës në azilin e pleqve në Pejë. Ajo ka shprehur se të gjithë kemi prindër, të cilët nuk meritojnë të trajtohen në mënyrë kafshërore siç bëri infermierja atje.
“Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafshërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne. Nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, tha ndër të tjera gazetarja.
View this post on Instagram
“U mundova të mos prekem, ndërkohë që e shikoja sepse do dilja për të folur për këtë ngjarje nga më dëshpërueset. Është reagimi ndaj një të pambrojture, dy herë e pambrojtur e para se është e moshuar dhe e dyta se është me demencë. Ne kemi prindërit tanë, edhe e mendojmë herë pas here si do ia bëjmë, ndërsa jemi të rrethuar nga puna, dhe prindërit nuk di ku ti lësh, se janë barrë herë pas here. Dhe thua se do t’i lë në azil në një shtëpi kujdesi. Parafytyro ta lësh në atë shtëpi dhe shiko se çfarë I bën nënës tënde. Një nënë që nuk ka fëmijë. Fëmijën e saj e ka lënë dëshmor në luftën me serbët. Të tjera nëna e I kanë në emigracion prej 30 vitesh Kosova e këtyre viteve është e shkatërruar nga mungesa e identitetit nga kërkimi. Të rinjtë janë në kërkim të vetes nëpër botë dhe prindërit I kanë trajtuar si barrë dhe pse më vjen tmerr ta them këtë fjalë. I kanë lënë jo për mungesë dashurie, por nga pamundësia. Të gjithë kudo, në Tiranë dhe në Pejë, me këto vajza qelbësirë. Ato nuk e dinë që pleqëria dhe sëmundja do të vijë. Ti po qëllon veten tënde, në një ditë kur ajo të vijë dhe do jesh e pambrojtur. Por t’i lëmë këto vajza, të merret drejtësia. Dua të merrem me faktin që kemi prindër, unë ju dhe ju të diasporës që i keni lënë këtu vetëm. Një pjesë e tyre vdesin nga vetmia e demenca dhe askush nuk e merr vesh hallin e tyre. Ne mendojmë se kjo është jeta, por nuk është kështu. Jeta e këtyre njerëzve që e kanë lënë jetën peng nuk e meritojnë të rrihen këta vajza dhe nuk e meritojnë të vdesin azileve me kushte skandaloze ku paguan trefishin e pensioneve. Këta nuk kanë pensione. Ime më mësuese e nderuar nuk ka pension, dhe po të shkonte në azil dhe të trajtohej në një mënyrë të tillë si do jetoja unë, si do jetoja?! Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë vetes. Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafshërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne. Nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them, t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, thotë Xhunga.