Mes emrave që pritet t’i nënshtrohen votëbesimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues bie në sy emri i ish-zëvendësministres Nora Malaj dhe ai i ish-kryetares së partisë Monika Kryemadhi. Ndërkohë për postin e sekretarit të Përgjithshëm është në garë vetëm Tedi Blushi.
Në listë për një vend në Kryesinë e PL-së është dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Bie në sy dhe emri i ish-deputetit demokrat Lefter Maliqi, i cili kohët e fundit me qëndrimet e tij ishte shfaqur krah Metës. Kryesisë së re priten t’i shtohen edhe emra të rinj që vijnë nga strukturat e forumit rinor të PL-së.
Sa i përket garës për zëvendëskryetarin e PL-së në garë është vetëm ish-ambasadori Agim Nesho ndërsa për katër nënkryetarët e PL-së votohet Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.