Abuzuan s*ksualisht me të miturën, mbyllen hetimet për Abaz Dogën dhe dy të rinjtë

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit R.O dhe F.B.

Abaz Doga, ish-roja i Shkollës 8 vjeçare në Babrru, ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur gjë të cilën edhe e ka filmuar duke e shpërndarë më pas tek të miturit, të cilët me anë të presionin për përhapjen e saj, kanë abuzuar edhe ata me minorenen.

Nëpërmjet kërcënimit, Abaz Doga ka arritur të marrë vajzën e mitur në banesën e tij.

Abaz Doga njihej nga banorët e zonës si person me prirje pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte edhe me nxënësit e shkollës. Vajza 15- vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare.

Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik.


Shtuar 28.09.2020 09:37