Konfirmoi se është me COVID-19, Stresi thyen rregullat në festën me miqtë (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë reperi Arkimed Lushaj që njihet me pseudonimin Stresi lajmëroi nëpërmjet Instagramit të tij se ka rezultuar i infektuar me Covid, dhe që nga ai moment ai shkroi se do të izolohej.

Gjë që duket se nuk ka ndodhur…

Gjatë gjithë ditës së diel, reperi ka postuar vazhdimisht story ku dukej se nuk ishte aspak në izolim. Video me të atin dhe nënën gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje Stresi ka festuar ditëlindjen e mikut të tij me një grup shokësh.

Papërgjegjshmërinë e këngëtarit e kanë vënë në dukje, edhe ndjekësit e tij por ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet.

Autoritetet shtetërore ndërkohë, s’kanë marrë asnjë masë për thyerjen e karantinës nga ai.


Shtuar 28.09.2020 08:38