Protesta e 12 nëntorit, zbardhen porositë që Berisha u lë kryetarë të degëve të PD në Tiranë

Kryetari i PD, Sali Berisha mbledhje me kryetarët e degëve e Tiranës në selinë e Partisë Demokratike, për organizimin e protestës së 12 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u kërkoi që të zhvillojnë takime në çdo cep e rrugë, t’u bëjnë të qartë qytetarëve se kush është Edi Rama dhe t’u sqarojnë atyre se kryeministri loz bixhoz me krizën energjitike.

“Demokratët të ngrihen në këmbë. Ne do fitojmë, do ta përmbysim këtë regjim. Koha i thërret sot demokratët më shumë se kurrë. Të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre dhe të fillojnë betejën kundër këtij regjimi. Duhet të organizoni takime në çdo bllok, rrugice e rrugë. Të bisedoni me qytetarët. Të qartësinë se çfarë figure është ky armik i shqiptarëve. Sqarojini çdo qytetari se Shqipëria këtë vit ka prodhuar 100% të energjisë që konsumon. Ka prodhuar 3.5 teravt energji. Loz bixhoz me energjinë e shqiptarëve ky. Vetëm në muajin e fundit ka blerë 40 milionë me një çmim dy herë më të lartë sesa me çmimin që blihet energjia në bursë. E bën sepse ndajnë para. Është i pangopur dhe e konsideron vjedhjen si një virtyt të tij. Po ta blinte në bursën e Budapestit e merrte me 20 milionë, ndaj tallet me pedagogët si gangster, si njeri i zhveshur nga çdo lloj morali, njeri cinik që i urren shqiptarët. Nga e gjeneron këtë urrejtje ndaj shqiptarëve, hajde merre vesh. Një gjë është e sigurt, është vasal i pështirosur i Vuçiç”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 19:53