Furgoni në Vlorë merr përpara një grua

Një tjetër aksident ka ndodhur në Vlorë. Një furgon, pranë rrugës së spitalit, ka përplasur një grua.

Burime bëjnë me dije se ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se sot po në Vlorë, një mjet ka përplasur një çift, turistë francezë, duke i marrë jetën gruas, ndërsa burri ndodhet në spital ku po merr ndihën mjekësore.

Për të dyja aksidentet, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 1.11.2022 18:01