Si gjestin më të bukur të dashurisë për të voglën e tij që i ka ndryshuar jetën, Ledri Vula gdhendi tatuazh në lëkurë emrin e Poem Blu.
Reperi ndau në llogarinë e tij në Instagram foto e video të tatuazhit, shoqëruar me një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu. Kështu, Poem e “shkroi” vetë Blu-në në lëkurën e babit, pas emrit Poem.
Fansa të tatuazheve ose jo, të gjithë e kanë pëlqyer këtë ‘vepër’ të Ledrit, që do ta mbajë përjetë në trupin e tij.
View this post on Instagram