Finalizohet “Gracka”, policia kap dy shkodranët që kishin mbushur makinën me fara kanabisi

Policia ka arrestuar dy shkodranë pasi janë kapur me fara kanabisi.

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Plotë

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”.

Sekuestrohen 4000 fara të dyshuara cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Gracka”, në kuadër të të cilit u bë kapja djhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Zh. S., 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;

A. L. 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ’’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.


Shtuar 8.05.2021 09:14