Adesanya “përbindësh”, mposht Costa dhe mbetet kampion (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua përballja për titullin peshave të mesme në UFC, mes Israel Adesanya dhe Paulo Costa. Ishte një ndeshje e çmendur plot emocione, por nigeriani u konfirmua sërish kampion.

Sfida e zhvilluar në Abu Dhabi shkoi në mënyrë perfekte për Adessanya, i cili rimori titullin kampion. 31-vjeçari zgjati kështu rekordin e tij në 20-0 pasi mposhti dhe Paulo Costën.

Luftëtari i lindur në Zelandën e Re e hodhi kundërshtarin e tij në tokë pasi e bombardoi me grushte, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Thjesht një bishë e vërtetë.


Shtuar 27.09.2020 11:46