Reali gjen fitoren e parë në La Liga (VIDEO)

Real Madrid ka fituar 2-3 ndaj Betis.

Federico Valverde realizoi i pari në minutën e 14 por vendasit shënuan dy herë ne pjësen e parë me Aissa Mandi në minutën e 35 dhe me Willian Carvalho në të 37.

Fillimi i pjesës së dytë solli barazimin, me Emerson që shënoi autogol.

Ishte pikërisht Emerson që në minutën e 68’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Real Betisin me një lojtar më pak.

Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje doli të jetë Sergio Ramos, që shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 82’, për 2:3.


Shtuar 26.09.2020 21:07