Rama nga Peshkopia ka thënë se do të kthehet sërish në Dibër, por nga rruga e Arbit dhe se kur të vijë do t’i dërgojë selam opozitës me “H.M”.
“Patjetër që do të vij ta marr dhe unë atë pirunin e sheqerpares time, që do të vij nga rruga e re. Edhe nga rruga e re do t’ju dërgoj një selam H.M për ata që s’kanë lënë llaf pa thënë për atë rrugë. Dhe nuk di sesa herë e kanë premtuar dhe se kanë bërë. Po shyqyr dibranët e kanë shumë të shpejtë instinktin kush është kush në një tavolinë. Kështu që jua kanë kthyer kurrizin dhe ta harrojnë se jua shohin më gjoksin dibranëve”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/506610818031708