Aksidenti i rëndë në Lezhë, vdes infermierja e plagosur

Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës. Tre mjetet e përfshira në ngjarje thuajse ishin shkatërruar plotësisht.

 

 


Shtuar 7.05.2021 19:23