E bën sërish! Rama “kapet” me një djalë: O ti çuni, mos i ngacmo gocat, dilu para dhe folu tamam

Kryeministri Edi Rama ka gjetur “viktimën” e radhës edhe në Burrel. Bëhet fjalë për një person nga turma që e pikas dhe zgjedh që ta ngacmojë duke e vënë në siklet sa s’ka.

Personin e fundit e akuzoi se po ngacmonte disa vajza, gjë që nëse ka ndodhur dhe Rama e ka dëshmuar nuk është për të qeshur.

“Mos e ngacmo gocën ti aty ore, i rri nga mbrapa dhe i ngacmon me tespie në dorë. Po do tespie ti jap unë, por gocat mos i ngacmo më. Ik lëri të dëgjojnë, ose dilu para dhe folu tamam. Po nga mbrapa jo,”-thotë Rama.


Shtuar 28.10.2022 17:50