Cristiano Ronaldo tashmë ka bërë marrëveshje me Erik ten Hag për t’u rikthyer në kampin stërvitor me Manchester United, por gjithçka tregon se në janar 2023 ai do të largohet nga Djajtë e Kuq.
Pasi futbollisti bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali, filluan thashethemet se karriera e tij do të vazhdojw në atdhe.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez blenë një pronë në rajonin e Cascais të Portugalisë dhe vlera e vilës së tyre të re është rreth 11 milionë euro, por me rimodelimin dhe të gjithë ndërtimin, ajo arrin një çmim prej 21 milionë dollarësh.