Pamjet e frikshme nga tërmeti në Turqi, qytetarët në panik (VIDEO)

Dalin e pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë disa minuta më parë.

Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos.

Kjo është situata në qytetin e Elazig në Turqi që ishte epiqendra e tërmetit 6.8 ballësh.

Video të shumta gjatë dhe pas tërmetit janë publikuar në rrjetet sociale.

“Tërmeti ishte shumë i fortë. Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan dikush në Tëitter.

Sipas CNN në Turqi, epiqendra është shënuar në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet.

“Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig.


Shtuar 24.01.2020 18:54