Sipas ekspertëve të shëndetit, rikthimi i karantinës do të ndodhë vetëm nëse numri i të prekurve me koronavirus do të kalojë shifrën 200 brenda 10 ditësh.
Epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu për t’iu rikthyer karantinës.
Të lidhura
None found
Ndryshe nga vendet fqinje, të cilat po e marrin në konsideratë një rimbyllje, vendi ynë duket se nuk do të shkojë deri në një pikë të tillë.
Nga ana tjetër Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, theksoi faktin se edhe pse forca infektuese e virusit ka rënë, mesi i tetorit mund të sjellë një rritje të rasteve për shkak edhe të gripit sezonal.
