Prokuroria ka dhënë sot pretencën për ish kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailajn, i cili u akuzua për falsifikim, vepër e parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Raportohet se nëse jep pëlqimin i pandehuri, do të aplikohet neni 63 i Kodit Penal (punë në interes publik për 150 orë).
Kujtojmë se ai akuzohet se fshehu problemet që kishte pasur me drejtësinë në Greqi, ku kishte pasur një dënim të vjetër pre 1 viti burg./albu.com