Ekzekutimi i Klinsman Preçit vetëm pak ditë pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë është vrasja e radhës e atentateve ndaj shokëve të Ervis Martinajt. Në fakt, Preçi nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ishte një viktimë e rastësishme.
Në fakt, objektiv i atentatit ishte Ylli Ibrahimi, një ndër shokët e Ervis Martinajt dhe autorët kanë qëlluar pikërisht ndaj vendit të shoferit të makinës së blinduar Toyota Land Cruiser duke menduar se aty ishte Ibrahimi.Sipas gazetarit Artan Hoxha, autorët kanë lëshuar 120 predha në drejtim të makinës së blinduar duke menduar se i vranë, por Ibrahimi shpëtoi.
“Momenti tragjik është kur babai i Klinsman Preçit shkoi për t’i dhënë ndihmë viktimave dhe nuk e dinte që në vendin e shoferit ishte pikërisht djali i tij. Kur u dëgjuan krismat, ai ishte shumë pranë dhe shkoi ëpr ndihmë në krahun e Ylli Ibrahimit dhe pastaj gjeti të birin e tij në vendin e shoferit”, tha Hoxha duke shtuar se skuadra e qitësve profesionistë e kishte studiuar mirë terrenin për të realizuar vrasjen.
“Pas vrasjes, autorët dhe dy personat që kujdeseshin në terren për hapjen e shtegut të kalimit të tyre, hipën në makinën tip Audi dhe u larguan nga aty duke humbur gjurmët”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se më pas makina është gjetur nga vetë babai i Klinsman Preçit e braktisur në një tunel. /abcnews.al