Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbështetje të pedagogëve, të cilët prej ditësh kërkojnë rritje të pagës nga qeveria.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ato që gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës.
“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndëes përzemërsisht të gjithë ata pedagiogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndëishsëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.