Gabimi ndaj Barcelonës nuk e pengoi, Inzaghi lavdëron Asllanin: Një vlerë e madhe për Interin

Shansi i artë ndaj Barcelonës, ku mund të ishte plumbi i fundit në atë ndeshje madhështore, u hodh poshtë nga Kristjan Asllani pasi talenti shqiptar përballë Ter Stegen nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë.

Të gjithë ishin kuriozë të kuptonin mendjen e Inzaghit, nëse do ta ndëshkonte duke e lënë në stol ndaj Salernitanës, apo do ta hidhte në fushën e lojës.

Gazetat italiane predikuan se Asllani do të ishte titullar, por nuk ndodhi kështu. Simone Inzaghi nuk e preferoi për nga minuta e parë, duke aktivizuar Mkhytarian.

Por nuk e harroi talentin nga Elbasani, pasi tekniku zikaltër e aktivizoi në minutën e 72-të dhe madje pas sfidës së fituar nga Interi, Inzaghi foli me fjalë të mëdha dhe pozitive për Asllanin.

“Asllani po rritet çdo ditë e më shumë. Në të njëjtën kohë kam edhe një Mkhitaryan që po punon mirë dhe vendosa që Calhanoglu të bëjë rolin e regjisorit. Asllani do të jetë një vlerë e madhe dhe e shtuar tek Interi për shumë vite, u fut shumë mirë në ndeshje”, u shpreh Simone Inzaghi./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.10.2022 12:13