Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për 31 vjeçarin Elton Meta nga fshati Peshtan në Fier, i cili pak ditë më parë tentoi të vetëvritej në shtëpinë e të vjehrrit.
Meta akuzohet për kanosje; kundërshtim i punonjësve të policisë; armëbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Mësohet se Meta është shprehur në Gjykatë se gjithçka e ka bërë për shkak të së bijës, pasi ai nuk jeton dot pa të. Pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa 31-vjeçari kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, dhe prindërit e tij thanë për mediat se ai ishte larguar në drejtim të Malit të Tomorrit në Berat.
Mësohet se një nga shkaqet që e kishte shtyrë bashkëshorten e Metës të largohej nga shtëpia, ishte fakti se të tjerët i thoshin se Eltoni kishte 3-4 dashnore.