Acarohet Suarez, Bartomeu bllokon transferimin e tij te Atletico Madridi

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Luis Suarez ka prishur kontratën me Barcelonën dhe se ka arritur marrëveshje me klubin e Atletico Madrid.

Por, në momentet e fundit, në skenë ka dalë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

Bartomeu ka bllokuar transferimin e Suarezit, pasi nuk dëshiron që uruguaiani të largohet si transferim i lirë.

Gazetari i ESPAN-it, Mois Llorens, raporton se uruguaiani është i zemëruar dhe kërkon që transferimi i tij të zhbllokohet.

Nëse nuk ndodh kjo, atëherë pritet që Suarezi bashkë me avokatët e tij të dalin në një konferencë shtypi për të treguar këtë publikisht.


Shtuar 22.09.2020 10:41