Policia ka vënë në pranga Orges Filaj, 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Koordinimi i veprimeve policore me DVP Tiranë bën të mundur vënien në pranga të një 24-vjeçari të kërkuar për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me struktura të tjera, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Sanxhak, shtetasin e shpallur në kërkim:
– Orges Filaj, 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com