Banorët nxjerrin bllof policinë për granatën në Laprakë: Nuk është hequr ende!

Pasditen e sotme në zonën e Laprakës, Tiranë, u gjet një granatë dore.

Policia reagoi menjëhere duke deklaruar se granata ishte e vjetër dhe është larguar nga forcat xhenerike pa asnjë problem.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.
______________________

Por sipas banorëve të zonës, të prononcuar për mediat, granata vazhdon të jetë ende në zonë, gjë e cila i ka shqetësuar ata.

Këta deklarata rrëzojnë njoftimin e parë të policisë, ndërsa ende pritet një njoftim i dytë zyrtar për këtë ngjarje. /albeu.com/


Shtuar 21.09.2020 19:45