Ditën e djeshme, pas konsultimeve 6-orëshe, kanë përfunduar konsultimet brenda partisë në Bashkimin Demokratik për Integrim në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ndërsa vendimet do të merren sot në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së.
Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, pas takimit tha se konsultimi i anëtarëve të kryesisë me degët e partisë ka qenë konstruktiv. Në takimin e djeshëm, u arritën edhe përfaqësues të “Grupi i zjarrit”, të cili kërkojnë reforma në parti.
“Kemi pasur një takim joformal konsultativ të kryetarit Ahmeti, me përfaqësues të partisë nga degët e ndryshme në përgatitje për mbledhjen e nesërme të Këshillit Qendror, ku do të merren vendimet për formimin e Kryesisë Qendrore dhe organeve të tjera të partisë. Kryetari Ahmeti këto ditë ka mbajtur takime individuale, por tashmë në dy raste takime me disa zyrtarë të partisë me të cilët janë shkëmbyer mendime, konsultime se si do të merren vendimet e Këshillit Qendror nesër. Mendoj se i gjithë takimi kaloi në atmosferën më konstruktive, në një atmosferë bashkëpunimi, bashkimi, gatishmërie të partisë për fitore të reja, tha Bujar Osmani.
Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së do të mbahet sot në Tetovë. Duhet të zgjidhet një sekretar i përgjithshëm, sekretar organizativ dhe nënkryetarë të rinj, me mandat deri në kongresin e ardhshëm.
Riorganizimi në parti filloi pasi i ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” kërkoi reforma në BDI, dhe përgjegjësi të disa zyrtarë.