Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për Policinë e Shtetit.
Burime nga mbledhja e organizuar sot, deklarojnë se Rama ka folur me tone të ashpra për drejtorët e policisë të cilët nuk u kanë ofruar shërbimin e duhur qytetarëve.
Kjo ankesë pas analizave të fundit të drejtuesve të PS nga i gjithë vendi.
Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre.
“Largimi apo qendrimi i drejtoreve në detyrë do të jetë në bazë të performances. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve.” – mësohet të ketë thënë Rama.