Ngolo Kante u përzgjodh si lojtari i ndeshjes në gjysmëfinalen e dytë mes Chelsea-t dhe Realit të Madridit.
Ekipi i londinezëve arriti që të fitojë shifrat 2-0 duke e dominuar kundërshtarin sa i përket aksioneve sulmuese dhe rrezikshmërisë në portën kundërshtare.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte padyshim performanca brilante e Kantes që mes të tjerash duhet përmendur fakti se po mban argjërim.
Në minutën e 65 mesfushori ndezi gjithë turbon duke arritur shpejtësinë e jashtëzakonshme nga mbrojtja për të dalë në sulm. /Sport Ekspres/
N’golo Kante running at Full speed in the 65th mins after recently breaking his Fast….robot or a man? pic.twitter.com/tqNyJaNTHJ
— STREAM LIVE (@Q7Live) May 6, 2021