A është në të vërtet ushqimi i konservuar i shëndetshëm!

Ushqimi i konservuar është shumë praktik, mirëpo sa vërtet është i shëndetshëm dhe a është i sigurt të konsumohet?

Kjo është pyetja të cilën ia bëjnë vetes shumica të cilëve kujdesen për shëndetin.

Përgjigjja, megjithatë, nuk është e thjeshtë, sepse ushqimi i tillë i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.

“Domatet e konservuara, fasulja, kungulli, mishi i tonit dhe i salmonit janë të shëndetshëm. Pos kësaj, janë shumë praktikë dhe kanë afat të gjatë qëndrueshmërie”, thotë nutricionistja njujorkeze, Karen Ansel për Women’sHealth, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ndoshta duket që ushqimi i konservuar ka më pak përbërës ushqyes se sa ai i freskët, procesi i konservimit në të vërtetë nuk ndikon në pjesën e albuminave, hidrokarbureve dhe yndyrës, si edhe as në minerale dhe vitamina siç janë vitaminat A, D, E dhe K.

Mirëpo, për shkak të temperaturave të larta gjatë konservimit mund të ndodhin dëmtime të disa vitaminave të cilat shkrihen në ujë, siç janë vitaminat C dhe B”, thotë Ansel.

Megjithatë ekzistojnë disa rreziqe te konsumimi i ushqimit të tillë, ndërkaq brenga kryesore e ekspertëve janë vetë konservat – shumica përdorin të ashtuquajturin bisfenol A apo BPA, kimikat i cili mund të ndikojë në disa hormone dhe rrisin potencialisht shtypjen e gjakut dhe rrezikun nga kanceri, por dhe çojnë deri te problemet në sjellje.

Ky kimikat përdoret nga vitet gjashtëdhjetë për pengimin e ndryshkut të metalit, ndërsa problemi është që hyn në ushqim dhe në pije në vetë konservën.

Efektet e bisfenolit A nuk janë plotësisht të qarta, mirëpo shumica e mjekëve janë të brengosur që mund të ndikojë në ndikimin e estrogjenit dhe testosteronit, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi të ndikimit të mundshëm negativ në funksionet e trurit dhe të hormoneve.

Brengë më të madhe shkakton ekspozimi gjatë shtatzënisë.

Te njerëzit ekspozimi ndaj bisfenolit A në fazën e zhvillimit të fetusit mund të shtojë rrezikun nga problemi me sjelljen (si p.sh. hiperaktiviteti dhe agresiviteti), me zhvillimin e vonshëm të gjoksit gjatë pubertetit, shtimin e peshës trupore, diabetin, sëmundjen e zemrës dhe ndryshimet në funksionin e mëlçisë’, thotë mjekja Majda P. Galvez, e cila familjet i këshillon që të blejnë sa më shumë ushqim të freskët apo të ngrirë në vend të ushqimit të konservuar.

Karen Ansel konstaton që nuk do të rekomandonte ushqimin i cili përbëhet ekskluzivisht nga ushqimi i konservuar, mirëpo nuk do të ishte e brengosur për shkak të konsumimit të një ushqimi të konservuar në ditë, nëse njerëzve u ndihmon që të hanë më shumë ushqim të shëndetshëm, të cilin ndryshe nuk do të mund ta hanin.


Shtuar 13.10.2022 17:02