Rrezikon 20 vite burg, Fjolla Morina tregon kush ia dhuroi pistoletën

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua dy ditë më parë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri.

Mësohet se në deklaratën e saj, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë.

Për më tepër këngëtarja ka treguar dhe se kue e ka gjetur armën duke u shprehur se dhuruesi është nga Gjermania por tashmë ka vdekur dhe nuk jeton më.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,”- ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, Fitim Muji dhe Fisnik Syla, të cilët kanë rënë po ashtu në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak.

Sipas Kodit Penal ajo rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg për trafikimi të armëve të zjarrit. Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë.


Shtuar 21.09.2020 08:07