Një 19 vjeçar ka aksidentuar një 46-vjeçar këmbësor mbrëmjen e sotme në Fier.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas rreth orës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, aksidentoi shtetasin T. Gj., 46 vjeç.
I plagosur i dërgua në spital, ndërsa autori u shoqërua në polici.
“Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.