Ditëve të fundit Greqia ka qenë mes dy flakëve, ciklonit dhe koronavirusit.
COVID-19 ka shënuar më shumë viktima në 24 orët e fundit, tekas 7 pacientë humbën jetën. Por lajmi i mirë është që numri i rasteve të reja ka rënë, pasi 170 u regjistruan së fundmi.
Më problematik mbetet rajoni i Atikës ku janë vendosur dhe disa masa të reja ndaj COVID-19 që hyjnë në fuqi nga nesër, ndërkohë sot pati 89 të infektuar.
Më e qetë është situata në veri të vendit me Selanikun që pati 13 raste të reja dhe 19 raste që po hetohen në Trikala.
Po ashtu COVID-19 ka shpërthyer edhe në ishullin Samos, kufi me Turqinë, teksa pati 22 raste të reja por nuk dihet nëse të infektuarit janë klandestinë apo banorë të ishullit.