Autoritetet kanë nisur hetimet pas videos së bërë publike në një kopësht fëmijësh, ku edukatoret tmerrojnë të vegjëlit me maska për halloëeen. Fëmijët u tmerruan nga ajo që po shihnin, duke bërë që të qanin për aq kohë që edukatoret mbanin veshur maskat. Katër punonjëset e çerdhes janë pushuar nga puna pasi mbanin maska të tmerrshme të Halloëeen për të trembur të vegjlit si një formë ndëshkimi.
Sheila Sanders, e cila ka ka në pronësi çerdhen e fëmijëve në SHBA, tha se nuk ishte në dijeni të videove deri në momentin që u bënë virale në rrjet. Sanders tha se një video u filmua në shtator dhe një tjetër pak ditë më parë. Sjellja e treguar nga ish-punonjësit e saj në video, tha ajo, nuk tolerohet.
Departamenti i Shëndetit i Shtetit të Mississippi dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe kanë nisur hetimet dhe pritet që të ketë ndëshkime më të ashpra për edukatoret.