“Miku ta bën të keqen”, Eglein Laknori bie “pre” e kurthit

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e sotme kanë sjellë plot surpriza, investigime por edhe kamera të fshehta që do ju bëjnë të qeshni me lot.

“Miku ta bën të keqen sot”, është një shprehje e “urtë” e kohëve moderne, e cila mesa duket zë vend në lojën që “Piranji” i “Piranjave” Florjan Binaj ka përgatitur për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij në emision “Rikoshet” që bëhet në “Club Fm”, Eglein Laknori.

Siç të gjithë e dimë sa më i suksesshëm është një emision aq më të interesuar janë dhe bizneset për të bërë reklama.

Dhe mesa duket emisioni i drejtuar nga Flori dhe Egi ka tërhequr vëmendjen e madhe të një biznesmeni italian, me origjinë nga Napoli, i cili do të reklamojë produktin e tij në vendin tonë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë produkt të rëndomtë, por të atij që zë kohën  më të madhe të shqiptarëve, kafesë.

Italiani Salvatore ka vendosur që të reklamojë “Caffe Cotti” e përkthyer në shqip “Kafe Kot” në emisionin e drejtuar nga Flori, Egi dhe Indriti.

Prandaj pronarja e radios Flutura ka vendosur që të bëjë një mbledhje me “çunat” dhe tu shpjegojë këtyre të fundit se oferta që ka ardhur për reklamë është e majme dhe duhet trajtuar me shumë seriozitet gjatë emisionit.

Flori dhe Egi si komedianë të njohur por dhe shumë të dashur për publikun e pranojnë me kënaqësi reklamimin e kafes edhe pse emri i saj në shqip është kot fare.

Dhe dita e shumëpritur për reklamimin e kafes “Kot” erdhi. Ndërkohë që mendohej që emri i kafesë të ishte pengesë, një tjetër problem edhe më i madh do të sillte përplasje mes klientit, pronares së radios dhe “çunave”.

Qëllimisht emri i italianit të famshëm Toto shkruhet Tito, njësoj si ish-lideri i Jugosllavisë. Edhe këtë problem gjatë emisionit Egi e trajtoi me shumë kujdes dhe e kaloi me batutë, por kjo vlejti vetëm për Egin jo për Salvatoren.

Pas emisionit Egi dhe Flori nisen për të drekuar, por gjatë rrugës vjen një telefonatë nga Flutura e cila tregon se si ngatërresa e emrit të Toto-s me Titon po i largon klientin, ndërsa u kërkon çunave që të gjejnë një zgjidhje.

Ndërkohë që Egi përdori gjithë ndihmën e mundshme për të treguar se nuk ishte faji i tij por i përkthyeses për këtë ngatërresë, një tjetër problem i madh del në momentin që ulen në restorant.

Egi ëhstë alergjik ndaj djathit dhe gjalpit, por mesa duket kamarierët e restorantit  që për “dreq” është pronë e Salvatores, as nuk duan t’ia dinë se çfarë porositi Egi, por sollën atë që deshën.

Siç edhe e thamë më lart Egi ka vendosur që të mos kalojë asnjë kafshatë poshtë pa u siguruar më parë se në ushqimin e tij nuk ka as djathë dhe as gjalpë, prandaj pyet dhe njëherë kamarierin që i servirti pjatën.

Këtu tashmë fillon një tjetër moment stresi për Egin pasi kamarieri i thotë se i kanë hedhur gjalpë sa për shije. Prandaj Egi vendos të kthejë pjatën mbrapsh.

Ky veprim i Egit sigurisht që fyen pronarin, Salvatoren, të cilit i duket sikur aktori ynë komik po nja bën qëllimisht, pasi fillimisht i ngatërron produktin, e më pas i fyen edhe ushqimin.

Të bërtitura, kërcënime (të gjitha nga Salvbatore) bëjnë që Egi të fillojë dhe të humbasë pak qetësinë, prandaj Flori dhe “Piranjat” vendosin t’i tregojnë se e gjitha kjo ishte një lojë.

Një lojë por që vetëm ju që e patë dhe “Piranjat” e dinin, pasi reagimi i Egit gjatë gjithë kohës do u bëjë të qeshni me lot./abcnews.al


Shtuar 9.10.2022 21:36