I vodhi çantën e dorës së moshuarës në Itali, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një djalë 23-vjeçar me kombësi shqiptare, banuese në Montù Beccaria, me precedentë të shumtë për krime kundër personit dhe pronës, për vjedhje me dhunë dhe plagosje.

I riu, nga hetimet, rezulton përgjegjës për një vjedhje me dhunë të kryer në Stradella, në qendër të qytetit, 14 nëntorin e kaluar ndaj një 81-vjeçareje në pension.

Si ndodhi grabitja?

Gruaja fatkeqe, teksa po shkonte në shtëpi në fund të një shëtitjeje për në tregun e së dielës, në cep të rrugës Via San Martino dhe Via Fossa, pranë godinës së shkollës fillore “Bottini”, u sulmua nga pas nga i riu shqiptar, i cili me forcë i grisi çantën dhe ia mori. E moshuara u rrëzua përtokë dhe kishte pësuar lëndime në këmbë.  Ajo ishte shoqëruar në spitalin lokal në Stradella dhe ka dalë me një prognozë 10 ditore./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 16:27