Ndeshja e Europa League midis Malmo dhe Union Berlin u vonua pasi një shpërthim i madh ndodhi në brenda fushës.
Problemet filluan të shfaqen nga tribuna pasi tifozët hodhën objekte dhe raketa piroteknike në fushë, duke bërë që arbitri të pezullonte lojën dhe të largonte lojtarët nga fusha.
Ndeshja u ndal në Eleda Stadion, kur pamjet dukej se tregonin një flakë të ndezur që ndodhej në anën e tifozëve të Union Berlin, shkruan albeu.com
Objekti piroteknik ra vetëm disa metra larg lojtarëve. Edhe pse arbitri i kishte larguar lojtarët nga fusha gjatë pushimit të lojës, më shumë objekte u hodhën në fushë dhe skenat u kthyen të shëmtuara në Suedi.
Një moment më i frikshëm erdhi kur stjuardët u përballën me tifozët e Unionit dhe një shpërthim i madh u duk se ndodhi vetëm pak metra larg.
Është e paqartë se cili grup i tifozëve po hidhte raketat. Pas një pushimi prej 20 minutash, arbitri ktheu lojtarët në fushë për të bërë nxemjen dhe loja rifilloi përsëri.
Me siguri, UEFA së shpejti do të nisë një hetim dhe gjithashtu autorët do të përballen me pasojat./h.ll/albeu.com
Dzieje się w Malmo… https://t.co/CNsuliKkve
— Darek #LegiaWarszawa (@Daretzki) October 6, 2022
Jordan Pefok’s game has been suspended. The #USMNT striker started for Union Berlin but 2H crowd trouble has seen the game halted.
Looks like Union Berlin fans were launching fireworks at Malmo fans. Hope everyone’s ok. NOT what the game is about… https://t.co/e8H8usUelU
— Kyle Bonn (@the_bonnfire) October 6, 2022
This is the malmo vs Union Berlin game ?? pic.twitter.com/gUrnGCgFB5
— Yapi ? (@BhaHarvey) October 6, 2022
Scary scene in the Europa League match between Malmo and Union Berlin. pic.twitter.com/FT2d7rXxFY
— Cork Gaines (@CorkGaines) October 6, 2022