Një debat shumë i fortë ka ndodhur gjatë puntatës së djeshme në “Për’puthen”. Kësaj radhe nuk ishin konkurrentët ata që u përplasën me njëri-tjetrin por dy opinionistët, Arjan Konomi dhe Neda Balluku.
Gjithçka nisi kur ata nisën duke folur për rininë shqiptar. Madje Konomi dhe Balluku ofenduan njëri-tjetrin, e si pasojë ndërhyri moderatorja e njohur, Ori Nebiaj, për të shuar paksa debatin mes tyre.
Pjesë nga debati:
Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se çfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.