U dënua me 4 vite burg, PD i del në mbrojtje Fran Frrokajt

Pas dënimit me 4 vite burg të ish-kreut të bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka ardhur edhe reagimi i PD.

Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi kërkon nga gjykata që të qëndrojë larg ndikimeve politike.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Frrokaj u dënua me 4 vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave në Ranën e Hedhun.


Shtuar 17.09.2020 13:03