Rama i dërgon Metës dekretin për Ministren e re të Arsimit

Kryeministri Rama i ka dërguar Presidentit Meta dekretin për ministrin e re te Arsimit, Evis Kushi.

Kujtojmë se ditën e parë të këtij viti shkollor, Rama njoftoi largimin e Besa Shahinit dhe dhënien e pozicionit, deputetes së PS, Kushit.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.


Shtuar 17.09.2020 13:00