Moda e vjeshtë 2020 rezervon shumë surpriza nëse bëhet fjalë për aksesorët.
Në fakt përveç pandoflave prej pellushi të Vetements, koleksionet e markave të njohura nga Millennials apo Gen Z kanë sfiduar njëri tjetrin me çudira nga më të paparishikueshmet, sa i përket trendeve të këtij sezoni.
Përshembull një ‘çantë siameze’ nga Marc Jacobs me siguri nuk do ta kishit pritur. Apo çanta prej çakmaku nga Moschino e cila është po ashtu një nga trendet e çuditshme të kësaj vjeshte.
Doni të çuditeni ende?! Më lart gjeni sugjerime me anë të të cilave stilistët kanë shfrenuar fantazitë për të sjellë një vjeshtë ndryshe.