Ishte preferenca e parë e Contes, ylli i Interit huazohet në Premier League

Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që drejtuesit e Interit i blenë Antonio Contes kur u ul në stolin zikaltër, por gjatë 6 muajve me fanellën e milanezëve, anësori austriak nuk arriti të bindë, duke luajtur shumë pak.

Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit vendosën ta nxjerrin në merkato dhe tani Lazaro pritet të zyrtarizohet te skuadra e kampionatit anglez Newcastle, që ka marrë austriakun në huazim me të drejtë blerjeje.

Sipas mediave italiane akordi mes klubeve është arritur për huazim për shifrën e 2 milionë eurove, me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro në verë, ndërsa vlen të theksohet se Interi pagoi 22 milionë euro për të marrë austriakun nga Hertha Berlin në verë.


Shtuar 24.01.2020 08:09